Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosje me kaçavidë në Vlorë, policia jep informacione të reja (EMRI-PROFESIONI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Janë publikuar informacione të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur së fundmi në Vlorë.

Ngjara raportohet të ketë ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit, lagjia '24 maji'.

Për shkak të plagëve të marra, personi K.B. 44-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për t’u kuruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të konfliktuarit punonin taksistë dhe uniformat blu kanë identifikuar autorin, për të cilin ka nisur operacioni për arrestimin e tij.

Për sa i përket ngjarjes, nuk ka informacion se përse janë konfliktuar 2 kolegët.


Njoftimi i policisë:


Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taksi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar, dyshohet me kaçavidë, shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu