Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Theth, 23-vjeçari shfaqet i gjakosur në qendrën shëndetësore, dëshmia e tij habit mjekët dhe policët

Shkruar nga Newsbomb
Plagosje me armë zjarri në Theth, 23-vjeçari shfaqet i gjakosur

Një 23-vjeçar ka habitur mjekët e qendrës shëndetësore të Thethit, pasi është vetëparaqitur atje i plagosur me armë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën.

P.H., ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në drejti të fshatit Nderlysë dhe është plagosur me armë zjarri, por nuk bën me dije se kush e ka qëlluar.

Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar teksa thotë se po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll