Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Plagosje me armë në Burrel, arrestohet autori (DETAJE si ndodhi ngjarja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një plagosje me armë zjarri raportohet nga Burreli, shkruan newsbomb.al.

Mësohet se 35-vjeçari F.GJ ka plagosur 65-vjeçarin A.GJ, mbrëmë orës 22.10. 

Sakaq, policia ka arrestuar autorin, ndërsa i plagosuri ndodhet tek spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Baz të Burrelit, ku u plagos me armë zjarri një shtetas

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img