Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja në Sukth, 17 vjeçari futet në operacion me urgjencë, mjekët i heqin thikën nga barku

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Pak më parë 17 vjeçari Elvis Zira është goditur me thikë në Sukth dhe si pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

17 vjeçari pas plagosjes është futur menjëherë në operacion pasi kishte marrë një thikë në bark.

Kanë qenë mjekët ata që gjatë operacionit i kanë hequr thikën nga barku të plagosurit.

Aktualisht nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e të riut.

Autori i dyshuar i ngjarjes është M.I., dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, pas një konflikti të çastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu