Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Plagosja në Shkodër, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve Doçaj: Besim Përkola na doli në pritë…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e vëllezërve Doçaj, të cilët pas një koflikti ditën e shtunë mbetën të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në Shkodër.

Vëllezërit Hoten dhe Marjan Doci nuk kanë pranuar se ata kanë qëlluar me armë. Mësohet se policia në vendngjarje ka gjetur gëzhoja por jo armë.

Ndërsa vëllezërit kanë rrëfyer se u është zënë pritë dhe më pas kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Jemi zënë në pritë dhe kemi dëgjuar vetëm krismat e armëve” mësohet të kenë thënë dy vëllezërit

Kujtojmë që konflikti ka nisur në një nga lokalet të fshatit Bardhaj mes dy vëllezërve dhe Besim Përkola, ky i fundit i shpallur në kërkim për plagosjen e dy vëllezërve.

Përkola është larguar nga lokali dhe pasi ka marr armën e zjarrit, ka zënë priten ndaj dy vëllezërve të cilët ishin me makinë duke u kthyer për në banesë.

Dyshohet se ka qenë Përkola ai që ka qëlluar vëllezërit me armë, më pas njëri nga vëllezërit është kundërpërgjigjur me pistoletën që kishte me vete.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të nagjarjes, si dhe për arrestimin e autorit.

Më shumë

spot_img
spot_img