Policia jep detaje për plagosjen e sotme në Kavajë. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar autori Fitim Baboçi, 31 vjeç.
Ky i fundit qëlloi me armë tip kallashnikov në drejtim të 53 vjeçarit, Rexhep Tare.
Njoftimi i plotë:
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit.
Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.