Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Plagosja me kallashnikov në Theth, policia arreston një 19 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në pikën turistike të Thethit. Një person është plagosur rëndë me armë kallashnikov.

Ai menjëherë është transportuar nga banorët drejt spitalit në Shkodër, për të marrë ndihmën e parë. I plagosuri quhet Nazmi Topuzi, 49 vjeç dhe ndodhej në banesën e vjehrrit të tij kur ndodhi ngjarja. 

Policia njofton se ka arrestuar 19 vjeçarin, Florian Kodra, i cili ka qëlluar në drejtim të 49 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta.

Topuzi ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Theth Shkodër me datë 21.04.2016 rreth orës 06:45, ku është plagosur   me armë zjarri shtetasi me iniciale N.T 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Thethë  pasi jetonte në shtëpinë e bashkejetueses së tij shtetases me iniciale D.D, 48 vjeçe ju informojme se:

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u  konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekesore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.

Grupi hetimor në përbërje të Specialistave të Sektorit të Krimeve të Rënda , Komisariatit të Policisë Shkodër bënë lokalizimin e vëndin të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  4 (katër) gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë  e autorit të ngjarjes, shtetasit:

•Florian  Kodra , 19 vjeç banues në Thethë Shkodër .

Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallshnikov.

Shkaku i plagosjes per motive te dobeta.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” , Neni 78-22 , e 278 i Kodit Penal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img