Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim vëllai i tij (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestur një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së mbrëmshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Policia njofton se është arrestuar Klajdi Shanaj, 33 vjeç,  për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasin Ramadan Shanaj, 25 vjeç.

Vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, Ergin Gjonin, 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri  të një 34-vjeçari.

Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes.

Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç,  për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img