Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, “shënjestra” punonte roje në një karburant, autorët qëlluan nga motori dhe u larguan

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, “shënjestra”

Detaje të reja janë mësuar nga atentati që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se i plagosuri Dedë Pllanaj punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

Autorët janë afruar me motor, e kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar, ndërkohë që bëhet me dije se hetuesit kanë gjetur në vendngjarje 7 gëzhoja.

Dedë Planaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës, ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë se ai është djali i xhaxhait i Bardhok Pllanajt, “kumbarit” të Shkodrës të ekzekutuar 1 vit më parë me breshëri kallashnikovi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu