Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, flet nëna e Mikel Fushës: Djali dhe autori u konfliktuan para 1 jave, policia kishte dijeni për ngjarjen

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një konflikti të çaestit ka mbetur i plagosur me armë zjarri Mikel Fusha.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr trajtimin mjekësor, ndërkohë që raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin i cili është Elvis Lekëndreu dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që nëna e të plgosurit ka folur për News 24.

Ajo ka thënë se djali i saj dhe autori janë konfliktuar para 1 jave, pasi autori kishte thyer tavolinat ku i biri punonte, ndërkohë që ditën e sotme kishte shkuar sërish në lokal me disa shokë.  Sipas saj, policia kishte dijeni për ngjarjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll