Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në hotelin në autostradë Durrës-Tiranë, arrestohet Markeljan Beqiri, qëlloi 20-vjeçarin (Emrat – Detaje)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja me armë zjarri në hotelin në autostradë

Markeljan Beqiei 26-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

26-vjeçari është arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në krah të autostradës Tiranë-Durrës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

I arrestuari Markeljan Beqiri dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Arni Sulejmanin 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, 26 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në dhomën e hotelit bashkë me këta dy persona kanë qenë dhe vajza Anxhela Brisku dhe personi tjetër i shpallur në kërkim Tefik Shehu. Vajza u arrestua ditën e ngjarje, pasi tentoi të fshehë armën e zjarrit pas krimit, duke e hedhur atë në pjesën e pasme të hotelit.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linza”.

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

26-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll