Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja me armë zjarri e Joan Muçllarit, gjykata e Pogradecit jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja me armë zjarri e Joan Muçllarit, gjykata e Pogradecit jep

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë për 5 personat, që akuzohen si përkrahës të autorit në ngjarjen e Pogradecit, ku mbeti i plagosur Joan Muçllari.

Bëhet me dije se është dhënë masa “arrest me burg” Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho.

Në gjykatë ka pasur prezencë të lartë të qytetarëve pasi janë mbledhur familjarët e të arrestuarve.

Në kërkim janë shpallur Firdeus Berberi. dhe Griseld Manxhari, të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Personat e arrestuar akuzohen se kanë përkrahur autorët në këtë ndarje, ndërsa dy të tjerë të dyshuar si autorë janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë që pak ditë më parë dy autorët, Firdeus Berberi, 21 vjeç dhe Griseld Manxhari, i zunë pritë Muçllarit dhe e qëlluan me plumb në këmbë dhe me thikë në kokë.

Joan Muçllari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

Familja Muçllariu ka qenë edhe herë të tjera pjesë e disa sulmeve, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov ndaj hotelit në pronësi të tyre në Tushemisht në vitin 2020.

Njoftimi i policisë së Pogradecit:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.