Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U plagos me armë zjarri dhe gënjeu policët në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar ditën e sotme 2 persona që dyshohet se kanë dijeni në lidhje plagosjen me armë zjarri të 39-vjeçarit me iniciale E. L., në Vlorë.

Sipas njoftimit, 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Në pranga ka rënë një 39-vjeçar me iniciale E.L., banues në Durrës, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 46-vjeçar me iniciale K. Xh., banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img