Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë, arrestohet autori pas dy javësh (Si shkatërroi provat pronari i lokalit)

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka arrestuar autorin e një plagosje me armë në një lokal në lagjen "Partizani" në Vlorë, rreth dy javë më parë.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me iniciale A. R., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur më 6 tetor.

Pas një konflikti të çastit në një lokal, 46-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin G.Ll., por që fatmirësisht kaloi rrezikun për jetën dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës edhe pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.

Vlorë/ Njoftimi i policisë:

Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë. Ngjarje e ndodhur më 6 tetor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. R., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen si më poshtë:

Më datë 06.10.2019, në një lokal të lagjes "Partizani", si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. R. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) duke plagosur rëndë shtetasin G. Ll., 46 vjeç, me banim në Vlorë.

Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit A. R. për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll