Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Plagosja me armë në ish Bllok, Policia: Janë arrestuar dy persona, ngjarja për motive të dobëta (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në ish Bllok, ku mbeti i plagosur me armë Ilir Shkurti.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar autorin e dyshuar shtetasin Kridnes Meçollari, 38 vjeç, shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit Renis Selimaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Meçollaro, 38 vjeç dhe shtetasi Selmaj, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”.

Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes.

35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar  shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img