Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja me armë në Fier, Policia arreston shokun e autorit, e ndihmoi të largohej nga vendngjarja (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Bejo Hoxhaj, shok i autorit të plagosjes së djeshme në Fier, është arrestuar nga Policia pasi ka ndihmuar Altin Nikën të largohej nga vendngjarja. Ky i fundit, pas një konflikti banal qëlloi me pistoletë në drejtim të Dasahmir Muçës.

"Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen "11 janari", ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Dashamir Muça, 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Bejo Hoxhaj, 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin Altin Nika alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pamje e shperndare nga Policia e Fierit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese", thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Fier, raportohet për të plagosur (EMRAT)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll