Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik, në vendngjarje drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik, në vendngjarje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Si pasojë e një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli në kryeqytet, si dhe në akset që lidhin Tiranën me Elbasanin.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Ai ka folur për mediat duke thënë se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në kërkim të tij. Dyshohet se është Klajdi Kodra.

Ashtu siç njoftoi dhe policia në një komunikatë zyrtare, Jaupi deklaroi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive banale mes të rinjve. Njëri qëlloi me armë në drejtim të 19-vjeçarit duke e lënë të plagosur, dhe u largua.

Lexo edhe: DETAJE – Kush është 19-vjeçari që u qëllua me pistoletë nga dy persona te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë, policia jep informacion

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll