Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Plagosja e pronarit të fasonerisë, Policia jep detaje: Shkoi vetë në spital për ndihmë mjekësore. Janë sekuestruar kamerat sepse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka lëshuar njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e sotme në Fushë-Krujë.

Pas një konflikti të çastit 61-vjeçari Arben Dedja është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri në këmbë dhe shkoi vetë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia tashmë ka ngritur pika kontrolle për të bërë të mundur kapjen e autorit. Janë sekuestruar gjithashtu dhe pamje filmike në kamerat pranë vendngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lëvizjet e autorit.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img