Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plagosja e ish-prokurorit Cama te Gjykata, burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka mbetur i vdekur te Gjykata e Tiranës pak minuta më parë, ndërsa i palgosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama, shkruan newsbomb.al. Raportohet se ky i fundit ka qenë në tavolinën e një lokali, me viktimën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ish-vjehrri ka qëlluar me armë zjarri drejt dhëndrit të tij që ndodhej në proces divorci me vajzën e tij. Nuk dihet nëse ish-prokurori që shërbente dhe si avokat ka qenë përfaqësues i viktimës në procesin gjyqësor.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe në vendngjarje ka forca të shumta Policie, shkruan newsbomb.al. Vetë ish-prokurori Cama ndodhet në spital dhe bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar me një mjet tip Hyundai nga vendngjarja dhe Policia i është vënë në ndjekje. Identiteti i personit të vrarë dhe i autorit nuk bëhet ende me dije.

Vijon…

Lexo edhe: Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img