Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosja e efektivit në Tiranë, Policia sqaron ngjarjen: E qëlloi gabimisht kolegu

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku një efektiv policie mbeti i plagosur. Përmes një njoftimi zyrtar blutë e shtetit bëjnë me dije se më 15 shkurt rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Konstandin Çipi gjatë përgatitjes për stërvitje nga pakujdesia qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij inspektorin Xhojsi Lamaj.

Fatmirësisht plumbi e kapi në këmbë dhe si pasojë nuk pati rrezik për jetën. Lamaj ndodhet në spital, ndërsa inspektori Konstandin Çipi është pezulluar nga detyra si dhe Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për këtë shtetas, pasi akuzohet për plagosje nga pakujdesia.

Ne foto: Xhojsi Lamaj Ne foto: Xhojsi Lamaj

Sakaq, më herët u tha se efektivi mbeti i plagosur pasi teksa ishte duke veshur unfiromën aksidentalisht shkrepi armën e shërbimit dhe u plagos.

LEXO EDHE: Plagoset me armë zjarri efektivi i FNSH-së

Njofitmi i plotë i Policisë:

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese