Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, identifikohen autori dhe dy të plagosurit, njëri pronar lokali te Tirana e Re (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sherr mes dy grupe të rinjsh ka përfunduar në plagosjen e dy personave më armë zjarri mesditën e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur Gjon Pelivani 27 vjeç dhe rastësisht Renato Hoxha, 31 vjeç. Të dy sipas policisë kanë marrë nga një plumb në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka zbardhur menjëherë autorin e ngjarjes, Arti M. i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet po ashtu se njëri nga të plagosurit është pronar i lokalit ku nisi fillimisht sherri mes të rinjve, ndërkohë shkaqet e ngjarjes mbeten edhe të pazbardhura.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit Renato Hoxha, 31 vjeç dhe Gjon Pelivani 27 vjeç, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht pë kapjen e tij.

Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img









spot_img