Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e dyfishtë dje në Tiranë, ARRESTOHEN dy persona, të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, lidhur me sherrin që precipitoi deri në përdorimin e armëve dje në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Për pasojë, mbetën të plagosur në këmbë dy persona. Ndërkohë, policia hetoi menjëherë ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy persona, si autorë të dyshuar, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018 në rrugën “Irfan Tomini”, ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas, në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”, e shtetasve:

• Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

• Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:

• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me 2(dy) fishekë. Materialet proceduriale, iu kaluan për hetim të metejshem Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë , në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu