Hapësire reklamuese

Rajoni

Plagosja e dy serbëve, reagon Kurti: Dënoj ashpër sulmin, autori të përballet me drejtësinë!

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e dy serbëve, reagon Kurti: Dënoj ashpër sulmin, autori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme, ku janë plagosur me armë zjarri dy qytetarë në Shterpcë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka dënuar sulmin ndërsa ka lajmëruar se vijon puna nga autoritetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Lexo edhe: Qëllohen me armë zjarri dy të rinj serbë në Kosovë, mediat në Beograd: Autorët ishin shqiptarë, duan gjakun e fëmijëve tanë edhe në Krishtlindje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu