Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, shoqërohen në polici 7 persona, të afërm të ish-deputetit të njohur të PD

Shkruar nga Newsbomb

Në Mamurras ka mbërritur FNSH dhe RENEA, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së sotme, e cila përfundoi me dy efektivë policie të plagosur, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Burime për mediat bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar 7 persona, të afërm të ish-deputetit të njohur Mhill Fufi.

Emri i Mhill Fufit, ish-deputetit të Partisë Demokratike u përmend në mars 2015 nga Tom Doshi i cili deklaroi se Ilir Meta ka paguar njerëz që ta vrasin atë dhe deputetin demokrat, ëhill Fufi. Fufi ka qenë deputet i Lezhës. Ai mbeti i plagosur ditën e zgjedhjeve më 23 Qershor në Laç pas një përplasje që pati me simpatizantin e LSI, Gjon Gjoni, të cilin e akuzoi se po blinte votuesit në këmbim të votës.

Ndërkohë sa i takon ngjarjes së sotme, është zbuluar emri i autorit të dyshuar të plagosjes. Bëhet fjalë për Nikoll Vorthi, i cili dyshohet se është konfliktuar me efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, pasi këta të fundit i kanë bërë thirrje të ndalojë mjetin për të ushtruar kontroll. Vorthi është ndaluar tashmë nga uniformat blu.

Sherri ka nisur fillimisht me përplasje fizike, por Vorthi ka qëlluar më pas me pistoletë duke plagosur efektivin Ilir Zeka. Fatmirësisht dy policët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe po kurohen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll