Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e çiftit në Allias/ Kush janë të dyshuarit që grabitën vilën, një prej tyre i dënuar më herët

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze para tre ditësh në Allias të Tiranës.

Mësohet se Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, të dyshuar si autorë.

Bëhet me dije se një nga të dyshuarit është banor i Alliasit, i dënuar më parë për grabitje.

Policia ka shkuar për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesën e tij të dyshuarin.

Sakaq, i dyshuari i dytë njihet si një nga punëtorët, që punonin në fabrikën e prodhimit të brumit, që çifti Laze drejton.

Ndërkohë më herët vajza e çiftit, Dejzi Laze, 17- vjeçe ka treguar se ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja. 

Ajo i ka thënë policisë se personat ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre mbante dhe armë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.