Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Plagosja e aktivistit të PD, Basha mbërrin në Kavajë dhe akuzon Ramën: Atentat ndaj Partisë Demokratike nga një kryeministër që e di se të dielën do të humbë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur në qytetin e Kavajës pas plagosjes me armë zjarri të aktivistit të PD Bledar Okshtuni nga Ndriçim Jonuzi.

Basha ka akuzuar kryeminitrin Rama për ngjarjen, duke u shprehur se ky ishte një atentat nga lryeministri që e di se të dielën do të humbasë zgjedhjet.

“Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD-së, kundër aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb dhe Shqipëria fiton. Një njeri që ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, opor njerëzit e tij me dhunën dhe aktet ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na i kanë mbyllur gojën kurrë, nuk i kemi frikë. Kavaja e di mirë se të tilla akte kanë shënuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktatirave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish.

Le t’ja japim përgjigjen këtij akti byurracak, të gjithë masivisht ditën e dielë në kutitë e votimit. T’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën e shqiptarëve”, tha Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img