Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plagosja e 30-vjeçarit mbrëmë në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94da687ccf624583ee91790bb22c1478

Policia ka arritur të identifikojë autorët, të cilët mbrëmjen e djeshme në Korçë kanë dhunuar dhe plagosur me armë Igli Qanin.

Bëhet me dije se në ngjarje janë përfshirë tre persona.

Policia njofton se ka shpallur më kërkim tre persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në ngjarje. Autorët e dyshuar janë: L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

30-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve:

L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e  kanë plagosur  me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Policia ka shpallur në kërkim 3 autorët, dhunuan dhe plagosën me armë

Plagosja e 30-vjeçarit mbrëmë në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Policia ka shpallur në kërkim 3 autorët, dhunuan dhe plagosën me armë Igli Qanin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img