Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosja e 26-vjeçarit pas një sherri në Pogradec, lihen në burg 2 autorët

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e 26-vjeçarit pas një sherri në Pogradec, lihen

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për Altedi Jolldashin, Deis Meko dhe Kristo Lotis, të cilët u konfliktuan për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Debati mes tyre përfundoi me përdorimin e armëve, ku i plagosur mbeti vetëm 26 vjeçari Jolldashi.

Pas ngjarjes në pranga përfunduan Deis Meko dhe Kristo Lotis të cilët pas konfliktit u larguan nga vendngjarja.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital”– njofton policia.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se i plagosuri Jolldashi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se një plumb e ka kapur në gjoks dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pasi të jetë në një gjendje stabël, ai do të arrestohet pasi dyshohet se është personi që ka qëlluar i pari drejt Deis Meko dhe Kristo Lotis me një pistoletë me mulli. Kjo është arsyeja përse policia ka gjetu vetëm gëzhojat e armës së zjarrit të përdorur nga dy personat e tjerë.

Konflikti mes Jolldashit dhe Deis Meko ka nisur disa kohë më parë. Alted Jolldashi para disa kohësh ishte konfliktuar me vëllain e Mekos, ndërsa sky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën (i llojit me mulli) dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese