Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Plagosja e 2 të afërmve të kandidatit të LSI-së në Sauk, policia jep njoftim zyrtar për ngjarjen, shpallen në kërkim 3 autorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për plagosjen e dy të rinjve në Sauk, të afërm të një kandidati për deputet të LSI-së.

Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë identifikuar si Roland dhe Oltjan Doka të afërm të kandidatit të LSI-së Klodian Doka.

Sipas njoftimit të policisë, janë shpallur në kërkim tre autorët e ngjarjes me iniciale E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç.

Policia po punon për kapjen e tyre, ndërkohë që deri tani dihet se janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

 Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Më shumë




spot_img








spot_img