Hapësire reklamuese

Politikë

Plagosja e 15-vjeçarit në gjimnazin e Laçit, Kushi te "Edukimi": E kemi në vëmendje rastin, Ministria e Arsimit përgjegjëse për garantimin e sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e 15-vjeçarit në gjimnazin e Laçit, Kushi te

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, i është përgjigjur shqetësimit të ngritur nga deputetja e PD-së, Flutura Açka, lidhur me dy ngjarjet e dhunshme mes të rrinjve të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave.

Gjatë seancës së sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kushi tha se rastet e dhunës edhe jashtë ambienteve të shkollës janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore.

Kushi u shpreh se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi.

"Sapo informohemi për raste të tilla ne ngremë grupe pune me psikolog, drejtues shkolle, mësues, për ta ndjekur bashkë me strukturat e policisë dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese,”  tha ministrja.

“E para në shkollat tona është shëndeti, siguria, mirëqenia e fëmijëve. Pavarësisht se ne jemi Ministrie Arsimit, ne kryesore kemi pikërisht garantimin e sigurisë së fëmijëve, mirëqenien e tyre, dhe sidomos brenda mureve të shkollës", shtoi ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu