Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Plagosi tre persona pas sherrit në Mamurras, Gjykata le të lirë policin David Medanin, arrest me burg për Nikoll Fufin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Kurbinit ka lënë të lirë policin David Medani, pasi plagosi gjatë një sherri tre persona në Mamurras.

Sipas informacioneve është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për David Medanin.

Mësohet se seancat po zhvillohen të ndara, nga njëra anë e policit që qëlloi dhe plagosi aksidentalisht dy kolegët e tij dhe qytetarin, dhe për 3 personat e grupit tjetër.

Të afërmit e ish-deputetit Mhill Fufin, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim.

Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për Rudolf dhe Gjon Fufin.

Nga ana tjetër, masa e sigurisë për Nikoll Fufin do të jepet në spital, ku ndodhet për shkak të plagosjes. Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, për Nikoll Fufin.

Këta persona me 13 prill kanë goditur me sende të forta policin David Medani.

Sipas SHÇBA-së, ky i fundit ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur. Konflikti nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit. Policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Më pas vëllezërit Fufi i kanë dalë para policit për ta goditur, por ky i fundit pasi i ka paralajmëruar, qëlloi në ajër dhe më pas dy kolegët e një tjetër.

Gjatë seancës gjyqësore Medani ka thënë se ata kishin marrë shkopa bejsbolli dhe i ishin drejtuar për ta rrahur.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img