Hapësire reklamuese

Politikë

Plagosi punonjësin e IMT-së, habit zyrtarja e PD: Të lumtë pushka, të kishim vepruar të gjithë si ty...

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi punonjësin e IMT-së, habit zyrtarja e PD: Të lumtë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka habitur me deklaratën e saj lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme ku punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit së Bashkisë së Tiranës, Ilirjan Gavelli u plagos në krye të detyrë nga shtetasi Qani Muça.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalaja, shkruan se nëse të gjithë do kishin vepruar që nga vitit 2013 njëjtë si Muça, atëhere sipas saj "banditët nuk do të ishin bërë miliarderë".

"Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013  ashtu siç veproi Qani Muça,  banditët  nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile,  pluraluzmin dhe demokracinë.

Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun,  fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin  dhe vendin tënd.

Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën.

Të lumtë pushka - thotë populli", shkruan ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet, ku punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit së Bashkisë së Tiranës, Ilirjan Gavelli u plagos teksa kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e qëlloi me armë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu