Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi punëtorin në shtëpinë e fqinjit se po bënte zhurmë, policia e Durrësit arreston autorin

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi punëtorin në shtëpinë e fqinjit se po bënte

Augert Zera ka rënë në prangat e policisë vetëm pak orë pasi plagosi shtetasin A. S. në qytetin e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar nga policia e Durrësit pasi paraditen e sotme plagosi me armë zjarri në këmbë një 43-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku 43-vjeçari ka qenë duke punuar në një shtëpi dhe ka bërë zhurmë, teksa në atë moment ka dalë 35 vjeçari dhe i ka thënë të ndalojë punimet. Sherri ka agravuar dhe 35 vjeçari ka marrë armën, duke plagosur në këmbë punëtorin.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll