Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Plagosi prindërit e ish-gruas 5 vite më parë, ekstradohet nga New Yorku Lulëzim Sinaj, i dënuar me 25 vite burg

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është ekstraduar nga New Yorku në Shqipëri Lulëzim Sinaj, i cili 5 vite më parë plagosi me armë zjarri prindërit e ish-gruas.

Policia njofton se në bashkëpunim me Interpol Washington është bërë i mundur ekstradimi i Lulëzim Sinajt, 40 vjeç. I dënuar me 25 vite burg.

Kujtojmë që më 12 mars 2017, rreth orës 20:00, në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, trokiti në derën e ish-vjehrrit të tij. Kur Edmond Xhaferraj hapi derën u përball me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta.

Kështu Sinaj qëlloi me armë zjarri dhe la të plagosur Edmond e Ludmilla Xhaferraj, ish prindërit e gruas së tij, me të cilën ishin ndarë në 2015.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Ëashington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Neë York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Ëashington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drej vendit tonë.

Falënderojmë ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për koordinimin dhe ndërlidhjen mes Interpol Tirana dhe agjencive ligjzbatuese përgjegjëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë


spot_img









spot_img