Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Plagosi nipin e të “fortit” të Shkodrës, policia vë në pranga 36-vjeçarin e shpallur në kërkim (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e dy personave në vitin 2020.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Enton Dushaj 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Ky shtetas në  gusht të vitit 2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dy persona në fshatin Bardhaj.

Atë kohë një nga të plagosurit ishte Erison Gjeka, i cili është nipi i Gjon Gjekës, i konsideruar si një nga “të fortët” e Shkodrës dhe i ekzekutuar nga dy persona me motorrë në vitin 2013, asokohe 49 vjeç.

Njiftimi i plotë i policisë:

Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Skënderbeg”.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër.

Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skënderbeg”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. D. 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. 36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 25.08.2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj. 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. P. 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, të cilit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë. Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Më shumë

spot_img
spot_img