
Një 66 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka plagosur me thikë një shtetas.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, personin me inicialet N.K, 57 vjeç, banues në Fier. Ai ka marrë plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Fierit thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.