Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Kocja. I riu plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, Xhevdet dhe Albion Braushi pak ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji” më 4 dhjetor. Rildi Kocja, pas plagosjes së tyre, u largua menjëherë nga vendngjarja për t’u arrestuar një orë më vonë nga forcat e Policisë.
Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe i biri, Albion Braushi, 30 vjeç u gjetën të plagosur në trotuar nga kalimtarët e rastit, të cilët i dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.