Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
2 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Plagosi me thikë vëllanë e tij se dhunonte të ëmën, arrestohet i riu në Has

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Has, ku një person ka plagosur me thikë vëllanë.

Policia bën me dije se shtetasi R.H, ka qëlluar me thikë vëllanë 27-vjeç, pasi ky i fundit po dhononte nënën.

Policia ka rritur të arrestojë autorin dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thikë, me të cilën dyshohet se ështe plagosur edhe 27-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.

Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.

Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img