Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 45-vjeçari në Maliq (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia Maliq pasi akuzohet për plagosjen e dy personave thikë. 

Sipas njoftimit të uniformave blu shtetasi Leonidha Lepi pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq.

Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img