Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Plagosi me thikë dhe bëri për spital 61-vjeçarin, policia arreston 47-vjeçarin në Berat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Beratit pasi ka plagosur me thikë 61-vjeçarin.

Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale T.C banues në Samaticë, Ura Vajgurore ka goditur me thikë shtetasin Q.Z.,61 vjeç për motive të dobëta.

Aktualisht 61-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Beratit aty ku dhe po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë  materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentative.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img