Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Plagosi me thikë besimtarët te Xhamia e “Rrugës së Kavajës”, Prokuroria mbyll hetimet: Të lirohet Rudolf Nikolla, por të shtrohet në spital psikiatrik

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Rudolf Nikollën, 34 vjeçarin që muaj më parë u fut me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha, dhe plagosi lehtë disa besimtarë. Ai u neutralizua nga persona të tjerë që ndodheshin aty dhe çështjen e mori në dorë Anti-Terrori.

Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t’i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, shkruan Ora Neës.

Në fund të hetimeve, akuza ka caktuar masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” për Nikollën. Sipas prokurorit Mulaj, i akuzuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar.

Në dokument thuhet se, 34 vjeçari nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit. Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thotë Prokuroria, Rudolf Nikolla nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.

Sipas prokurorit Hysni Mulaj, i riu prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale “vepra me qëllime terroriste”.

Artikulli paraprakLiberale
Artikulli tjetërKosova në zi

Më shumë