Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të 30-vjeçarit Klajdi Driza.
Sipas njoftimit të uniformave blu bëhet me dije se arrestimi i 25-vjeçarit me inicialet A.R, është bërë pak minuta pasi plagosi për motive të dobëta 30-vjeçarin, si dhe ka sekuestruar mjetin prerës (thikë).
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier. Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.