Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi me thikë 20 vjeçarin dy ditë më parë në Durrës, arrestohet adoleshenti

Shkruar nga Newsbomb

Ka rënë në prangat e policisë autori i plagosjes me thikë të 20 vjeçarit në Lagjen 18 të Durrësit vetëm dy ditë më parë.

Sipas policisë, është arrestuar si i dyshuari kryesor për ngjarjen G.Gj, 18 vjeç.

Adoleshenti mësohet se për motive të dobëta ka plagosur E.M, 20 vjeç, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë fill pas ngjarjes.

Sakaq pritet vendimi për autorin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.