Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohet për tentativë vrasje.
Bëhet me dije se shqiptari është arrestuar, pasi është i shpallur në kërkim nga autoritete italiane, pasi ka tentuar të vrasjë një 18-vjeçar shqiptar në Carmignano të Italisë. Ngjarje e ndodhur më 9 tetor të 2022.
I riu shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u kap në El Vendrell, një qytet rreth 70 kilometra larg Barcelonës.Pas ngjarjes autori u largua nga Italia.
Kujtojmë që pas një debati 25-vjeçari qëlloi me thikë në bark bashkëkombasin e tij 18-vjeçar. Së shpejti pritet që ai të ekstradohet në Itali për t’iu përgjigjur akuzave për tentativë vrasje.