Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi me thikë 17 vjeçarin para disa ditësh, vetëdorëzohet në polici adoleshenti

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Mësohet se shtetasi 16 vjeçar me inicialet T.R banues në Tiranë, është vetëdorëzuar në Polici pas pasi më 6 gusht kishte plagosur me thikë shtetasi O.T. 17 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga efektivët, në mesditën e sotme 16 vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit Nr.2.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur  mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën "Vaso Pasha", ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat  përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur  identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje" mbetur në tentativë .

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme  16-vjeçari është vetëdorëzuar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vrasë me thikë shtetasin O.T.

Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.