Tirana
overcast clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Plagosi me sende të forta 3 persona, ekstradohet nga Italia 24 vjeçari

Lajme të ngjashëm

Ekstradohet  nga Italia një shtetas shqiptar i dënuar me 3 vite burg për “Plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Roma/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Aldo Tuda, 24 vjeç,  lindur në Durrës.

Shtetasi Aldo Tuda, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 7 datë 06.01.2014 te Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 3 Vite burgim, (lënë në fuqi me vendimin nr.10-2015-1603 dt.09.07.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës për Veprën Penale:  “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Shtetasi Aldo Tuda në datë 15.01.2013, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë plagosur me sende të forta shtetasit A.B, I.B,dhe H.B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.


Më shumë