Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas një konflikti nxori armën dhe plagosi të riun në Durrës, arrestohet autori (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Pas një konflikti nxori armën dhe plagosi të riun në

Policia e Durrësit ka arrestuar 31-vjeçarin Hamdi Llana, i cili ka plagosur në këmbë 25-vjeçarin Ilges Spaneshi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës arritën të kapin Hamdi Llanën pasi akuzohet për plagosjen e Ilges Spaneshit dy ditë më parë në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta Llana ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin, i cili fatmirësisht ndodhen në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plocisë Durrës:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 08.08.2021, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. 

Kapet dhe ndalohet autori i kësaj ngjarje, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur ne tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll