Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi me armë zjarri 42 vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Dibër, në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me armë zjarri 42 vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes

Besnik Slexhaferi është arrestuar këtë të shtunë nga Policia e Dibrës, pasi plagosi ditën e djeshme me armë zjarri shtetasin Agron Delishi. 47 vjeçari u konfliktua dje me Delishin, duke e qëlluar me armë.

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në sptalin e Traumës për mjekim më të specializuar Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunërtori i tij, shtetasi E. S., 29 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan dhe plagosi me armë zjarri një 42-vjeçar, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç, menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu