Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Plagosi me armë komshiun, arrestohet 49-vjeçari (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 35-vjeçarit Adratik Ishmaku në Krujë.

Mësohet se në pranga ka rënë Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.  Ky i fundit dy ditë më parë plagosi me armë zjarrin komshiun e tij, Adratik Ishmaku pas njën konflikti për pronat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:

-Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen”Sesere”, Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më shumë


spot_img









spot_img