Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi efektivin, policia në kërkim të Klerent Bozhanajt, bashkëpunon me familjen e autorit

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi efektivin, policia në kërkim të Klerent Bozhanajt,

Klerent Bozhanaj, 42-vjeç, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi, vijon të jetë në arrati.

Policia ka kryer kontroll  nëpër gjithë zonat e Tiranës, nëpër shtëpi të braktisuira dhe magazina, por ende nuk ka asnjë gjurmë të 42-vjeçarit. Policia gjithashtu ka qenë në kontakt ma familjen e autorit, duke tentuar që ata të bindin djalin që të vetëdorëzohet.

Familjarët e 42-vjeçarit janë treguar bashkëpunues, ata madje i kanë treguar policisë disa vende ku mund të fshihej Bozhanaj, por pa rezultat.

Kujtojmë që mnbrëmjen e djeshme Bozhanaj hapi zjarr mbi efektivët e forcave speciale “Shqiponja”. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur inspektori Edlir Alleshi i cili menjëherë u dërgua drejt spitalit të Traumës ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Fatmirësisht ai  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më herët Policia njoftoi se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi morën informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, u vunë në ndjekje të të dyshuarit. Gjatë ndjekjes, Bozhanaj hapi zjarr në drejtim të “Shqiponjave”, dhe si pasojë mbeti i plagosur Alleshi. Autori më pas u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese